Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

Vendimi është marrë në një seancë maratonë dhe të tensionuar për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSh.

Avokatët e Xhikës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi. Kërkesa e tyre u shqyrtua nga një tjetër gjyqtar i trupës gjykuese, që në fund e rrëzoi atë duke lënë shqyrtimin e masës së sigurisë për të njëjtën gjyqtare.

Më pas seanca vijoi me dyer të mbylluara me kërkesë të Prokurorisë, që tha se do të paraqiste disa dokumente dhe bërja publike e tyre mund të dëmtonte hetimin.

Ish-funksionari i LSI-së, bashkë me paraardhësin e tij Andi Toma, akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për abuzime me tendera, vlera të cilave shkon deri në 5 miliardë lekë.