Ai është kthyer ndër këngëtarët shumë të dashur jo vetëm për brezin e ri, por edhe për shumë nëna shqiptare për shkak të ëmbëlsisë që e karakterizon.
Por kohët e fundit, Alban Ramosajn e kemi parë më të përkushtuar ndaj fotografisë dhe modelingut.
Ai ka shijuar disa ditë pushimi në Barcelonë, ku shoqërohej nga fotografi i njohur Endrit Mertiri, i cili ka qenë dhe “paparazzi” i Albanit këto ditë.
Por dje Albani i ka çmendur fanset e tij femra me një video ku shfaqej nudo duke bërë dush. Dhe pyetja që lind është: Cili/cila ia bëri këtë video?
Sigurisht nuk mund të mungonte dhe reagimi i motrës së tij, Beatrix, e cila ka komentuar me anë të një emoji që nënkupton se personat nën 18 vjeç nuk duhet ta shohin këtë video.





