Një aksident i rëndë hekurudhor me pasojë vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e mbi 70 të tjerëve, ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përplasja e një treni mallrash të kompanisë amerikane “Amtrak” me një tren pasagjerësh, që kishte 147 persona në bord, ka shkaktuar pasoja të rënda.
Lokomotiva dhe disa vagonë të trenit të pasagjerëve, që udhëtonte në linjën New York-Miami, kanë dalë nga shinat e janë përmbysur pas përplasjes.
Kryqi i Kuq amerikan dërgoi me urgjencë punonjës të ndihmës së shpejtë në vendngjarje, ku shërbimet e emergjencës kanë arritur t’i nxjerrin të gjithë personat e bllokuar.
Një pjesë e të dëmtuarve kanë fraktura në trup. Rreth 20 mijë litra karburant u derdhën nga treni i mallrave, por zyrtarët vendas këmbëngulin se nuk ka rrezik për banorët.