Aktivistët opozitarë në Siri deklarojnë se rebelët kanë goditur një avion luftarak rus, në verilindje të vendit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas asaj që shkruan “The Independent”, tha se avioni u godit pasditen e së Shtunës, në afërsi të qytetit të Sarqeb, i cili është nën kontrollin e rebelëve dhe që trupat siriane po përpiqen prej kohës që ta marrin nën kontroll ,duke shfrytëzuar sulmet ajrore ruse.
“Rebelët goditën një Sukhoi 25. Piloti rus u ul me parashutë, përpara se të merrej peng”, tha kreu i Observatorit, Abdel Rahman. Deri më tani nuk ka ende një reagim nga Moska zyrtare, ndërsa fati i pilotit mbetet i panjohur.