Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme për shkak të motit të keq, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në lumin Osum, në Berat.
Mësohet se automjeti ka thyer kangjellat përgjatë urës së Goricës dhe ka rënë në lumin Osum.
Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të rënda, por mësohet se është nxjerr nga lumi dhe është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 14.15 Salla Operative ka marrë njoftim se një mjet i cili udhëtonte në rrugën Antipatrea, në vendin e quajtur “Tyneli” ka humbur kontrrollin dhe ka rënë në lumin Osum.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses dhe ambulanca ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga lumi.
Nga informacionet paraprake rezulton se shtetasi K.S, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa angleze ka humbur kontrrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumë.
Shtetasi K.S, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Për më tepër shihni pamjet e rënda që vijnë vendi i aksidentit.





