Momente tmerri dhe frike në Macerata në Itali, pasi një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në mes të ditës.
Mediat italiane raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 6 persona te gjithe te huaj, nderkohe qe eshte arrestuar nje person i dyshuar per ngjarjen.
Sipas medieve lokale, autori i këtij akti te rende eshte 28-vjeçari italian Luca Traini. Sipas informacioneve te pare ai ka qelluar ne drejtim te emigranteve, si kundër reagim ndaj vrasjes makabre të një 18-vjeçareje italiane disa ditë më parë nga një emigrant nigerian, Innocent Oseghale.
Vajza e re u copëtua dhe dy valixhe me pjesët e trupit të saj u gjetën në një zonë periferike të Romës.
Kreu i Komunës ka dalë me një thirrje publike, edhe në rrjetet sociale, duke i këshilluar banorët të evitojnë daljen, e të rrinë brenda në shtëpi, apo në vendet ku ndodhen aktualisht, raporton Il Messaggero.
Nga të dhënat e para që ende nuk janë zyrtare nga policia u fol se bëhej fjalë për një larje hesapesh mes të huajve në këtë zonë, e më pas u tha se ishte një person me probleme psikike, në bordin e një makine ai që hapi zjarr ndaj njerëzve.
Sipas të njejtave burime te gjithe te plagosurit jane emigrante.