Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mohuan përsëri qasjen në vend yllit argjentinas, Diego Armando Maradona, për shkak të fyerjes që i ka bërë ai presidentit Donald Trump, duke e quajtur “chirolita” (“chirolita” është një fyerje popullore në Argjentinë dhe iu referohet njerëzve që janë nën urdhrat e të tjerëvem si kukulla).
Në një intervistë për programin “Buenos Días América”, avokati i Maradonës, Matías Morla, njoftoi arsyet për këtë ngjarje. Ai shpjegon se trajneri aktual i Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe dha një intervistë për zinxhirin e Venezuelës “Telesur” dhe, kur u pyet për Trump, tha: “Donald Trump është një “chirolita”.
Kjo situatë ka bërë që ambasada amerikane t’i mohojë hyrjen në këtë vend”. Maradona e kishte të nevojshme për të udhëtuar drejt SHBA për t’u bërë pjesë e një gjykimi me ish-partneren e tij, Claudia Villafane, e cila ka bërë blerjen e pronave me mbiemrin e vajzërisë, kur ajo ishte e martuar.