Një debat i nxehtë mbi ish-diktatorin sovjetik Josef Stalin, degjeneroi në përleshje, në një studio radiofonike në Rusi.
Dy gazetarë të njohur rusë po debatonin mbi rolin e Stalinit në Luftën e Dytë Botërore.
Mospërputhjet në mendime nxehën situatën, çka solli edhe reagimin e njërit prej të ftuarve, i cili u ngrit të qëllonte kolegun e tij.
Përleshjet në studiot televizive janë thuajse të zakonshme në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik apo edhe në sallat parlamentare.