Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të dy helikopterëve ushtarakë në juglindje të Francës.

Helikopterët dyshohet se janë përplasur në ajër mes tyre pranë liqenit të Carces. Një helikopter i xhandarmërisë shkoi në vendngjarje. Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit të gjashtë në bordin e dy helikopterëve.

“Helikopterët ushtarakë të përfshirë në aksident ishin të shkollës së aviacionit të Ushtrisë Tokësore (EALAT) të Cannet-des-Maures, 40 kilometra nga Saint-Tropez”, theksoi prefektura e Varit, në një komunikatë.