Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan sot arritën marrëveshje përmes telefonit që të vendosin pika vëzhguese në rajonin veriperëndimor sirian Idlib, në afërsi të të cilit Turqia po kryen operacion ushtarak kundër grupeve të armatosura të kurdëve sirianë, lajmëroi televizioni turk NTV.

Operacioni turk i solli në rrezik forcat dhe instruktorët ushtarak amerikanë, rusë dhe të tjerë të cilët janë sistematizuar në pjesën veriore të Sirisë, për ç’arsye në rrjedhë janë konsultime në mënyrë që të evitohet konflikti i gabimshëm mes armatave të tyre, shkruan medial.

Mediumet ruse lajmërojnë se Putin dhe Erdogan kanë shprehur kënaqësi nga marrëveshja e arritur në samitin në Soçi, ku këto dy shtete, të ndihmuara nga Irnai, punojnë që të arrihet marrëveshje politike mes një numri më të madh të grupeve të armatosura siriane dhe Qeverisë siriane.

“Edhe krahas problemeve të cilat u paraqitën në samit, u arrit përparim i dukshëm”, u dakorduan dy presidentët.