Donald Trump zbuti tonet e ashpra kundër emigrantëve dhe i shtriu dorën e bashkëpunimit në Kongres rivalëve demokratë, në fjalimin vjetor i gjendjen e vendit, i njohur botërisht si “State of the Union”. Përpara dhomës së përfaqësuesve, Trump shpalosi planin e ri për emigrantët e jashtëligjshëm. Presidenti la të kuptohet se askush nuk do të dëbohet, pas shfuqizimit të të ashtuquajturit “ligj të ëndërrimtarëve” miratuar nga administrata Obama. 

Donald Trump, President i SHBA: “Shtylla e parë e strukturës sonë u hap bujarisht një shteg për shtetësinë për 1.8 milion emigrantë ilegalë, të cilët u sollën këtu në moshë të re nga prindërit e tyre”.

Trump mbrojti politikat e tij ekonomike që sipas tij kanë krijuar 2.4 milion vende pune. Për politikën e jashtme, presidenti premtoi se nuk do të tërhiqet nga presioni i fortë ndaj regjimit të Penianit, që me raketat e reja kërcënon territorin amerikan. Ndërsa tha se nuk do të tërhiqet nga beteja kundër Shtetit Islamik. Fjalimi i tij zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.