Pronari i një apartamenti është filmuar nga kamera e fshehtë duke i ofruar një gruaje banesën me qira pa pagesë, në këmbim të favoreve seksuale.

Mediat britanike shkruajnë se së fundmi në Uells është përhapur një fenomen i ri, ku pronarët e shtëpive ofrojnë qira falas apo me çmim të reduktuar në këmbim të seksit apo një forme tjetër të pagesës. Këto shtëpi reklamohen prej tyre në internet me sloganin “jepen me qira përmes një pagese alternative”.

Një burrë u filmua nga kamera e fshehtë e një gazetareje investigative, të cilës i kërkoi favore seksuale një herë në javë dhe në këmbim do t’i ofronte apartamentin me qira falas.

"Nuk e di nëse ke dëgjuar për miqësinë me përfitime për një marrëveshje të caktuar", i tha qiradhënësi gazetares së kamufluar, duke iu referuar seksit në këmbim të qirasë falas.

Pas takimit të tij me “klienten”, gazetari Ein Byd kontaktoi me qiradhënësin dhe e vuri në dijeni se kishte rënë në kurthin e gazetares. Ai i kërkoi të bënte ndonjë koment nëse kishte në lidhje me rastin skandaloz, ku kërkonte favore seksuale.

Pronari i banesës iu përgjigj përmes emailit duke i kërkuar që mos ta publikonte këtë lajm dhe as pamjet e kamerës së fshehtë.