Pas Tiranës, e kualifikuar e para në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, tri skuadrat e tjera që kanë prerë një biletë për më tej janë Goga Basket, Flamurtari dhe Studenti.
Goga basket arriti një fitore të lehtë ndaj Apolonisë me shifrat 103-58, ndeshje në sens unik, pa histori dhe rivalitet, dominuar nga basketbollistet durrsake. Pa probleme fiton edhe Flamurtari, që mundi 96-89 Elbasanin, ndeshje e kontrolluar nga kampionet vlonjate, që avancojnë më tej.
Ndeshja e katërt çerekfinale, ajo mes Studentit dhe Vllaznisë, nuk u luajt, pasi ekipi shkodran nuk udhëtoi drejt kryeqytetit për të luajtur. Ende nuk dihen arsyet e mosparaqitjes së Vllaznisë, që e humbet 20-0 ndeshjen në tavolinë, ndërsa Studenti avancon në gjysmëfinale pa luajtur.