Shpesh vajzat e showbiz-it kanë tendencën të mos tregojnë shumë për jetën e tyre private. Por një gjë e tillë nuk përbën aspak problem për aktoren Ana Lika.
E ftuar në PopCulture aktorja ka rrëfyer se aktualisht nuk ka të dashur, por nëse do të kishte dikë në jetën e saj, nuk do kishte asnjë problem ta bënte publike:
"Aktualisht jam single, por nëse do kisha të dashur nuk do e kisha problem ta thoja. Ndryshe nga ato vajzat që nuk duan të prenoncohet në lidhje me këtë duke ruajtur kështu privatësinë e tyre. Kjo mbase vjen për shkak të frikës apo edhe mentalitetit që egziston në Shqipëri".
Ana gjithashtu deklaroi se fakti që është pa të dashur do të thotë se nuk e ngacmon asnjë djalë. E pyetur nga moderatori i PopCulture se kë do më shumë nga tezet e saj, Inisin apo ingridin, Ana u përgjigj se ka më shumë përzemër tezen e saj të vogël, Ingridin. /Top Channel





