Më e vogla e familjes Gjebrea sot feston ditën e lindjes, e padyshim kjo është një ditë mjaft e gëzuar për ta.

Anna sot mbush 9 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë, vëllai i saj Joni e ka uruar me fjalë zemre princeshën e tij të vogël siç e quan edhe ai.

"Gëzuar ditëlindjen princesha ime e vogël… Të premtoj që do të mbaj, do të mbroj dhe do të jem gjithmonë atje për ty…", shkruan Joni krahas fotos së shkrepur 8 vite më parë.

Edhe pse Anna dhe Joni kanë shumë vite diferencë, ata të dy duken se kanë një lidhje të ngushtë më njëri-tjetrin.