Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka nxjerrë nga arkivat një foto të aktores së njohur durrsake Aishe Stari, të cilën e ka postuar së bashku me një foto aktuale të artistes.

Në foton bardhë e zi, Aishja shfaqet në moshë të re, por ajo që bie në sy është fakti se aktorja e shumë njohur e skenës durrsake ka arritur të ruajë edhe sot bukurinë dhe sharmin që e ka karakterizuar gjithnjë.

“Ylli ynë i shndritshëm me emrin AISHE”,- shkruan teatri “Aleksandër Moisiu” në postimin e bërë në Facebook.