Juristja më e famshme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” te e “E Diela Shqiptare”, Eni Çobani, sot feston përvjetorin e martesës.
Në këtë ditë speciale për të dhe për bashkëshortin e saj, Avenir Shehu, Çobani ka zgjedhur ta urojë të shoqin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku bashkëngjitur një fotoje shkruan:
“Si sot 20 vjet më parë i thamë njëri-tjetrit ‘Po’ dhe sigurisht që vitet treguan që jeta është dhe bëhet e bukur, kur ti ke në krah njeriun e duhur. Paçim jetë e gëzofshim sa më shumë si këto ditë Ave”.





