Këngëtarja Bleona Qereti njihet për jetën luksoze, udhëtimet e shpeshta që bën çka shton kuriozitet tek ndjekësit e saj në rrjete sociale, për të gjetur burimin e të ardhurave.

Prej disa ditësh ndodhet në Dubai dhe komentuesit nuk kanë hezituar të shprehin mendimet e tyre, të aludojnë se Bleona po shkon të peshkojë një sheik.

Por këngëtarja nuk ka qëndruar në heshtje dhe i është përgjigjur ashpër ndjekësit të saj virtual. Ajo ka treguar edhe kartën e bankës për të vërtetuar se shpenzimet i ka paguar vetë.

"Sigurisht xhaxhi Hajdar Ajshtajni më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu dhe ngaqë nuk ja kap radari i fut një mendje të lehtë. Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lugë dhe u nisa për në Abu Dhab"- ka shkruar Bleona.