Furrat me mikrovalë ndotin ambientin me dioksid karboni. Në Evropë janë rreth 131 milionë furra mikrovale të cilat gjenerojnë 7.7 milionë tonelata CO2 në vit, e barabartë me shkarkimet e 7 milionë automjeteve.
Studimi më i fundit britanik thekson se edhe gjatë kohës që nuk përdoren, por janë në prizë, ato vijojnë shkarkimin e dioksidit në ambient. Pra, pas ngrohjes së një vakti, është mirë që mikrovala të shkëputet nga priza elektrike, në mënyrë që të evitohet impakti negativ.
Studiuesit theksojnë se zakonisht një mikrovalë ka një jetëgjatësi 8 vjet, por sipas tyre është mirë që kjo pajisje elektroshtëpiake të mos ndërrohet thjesht për modë. Pasi llogaritet që në vititn 2005 në Evropë janë hedhur si mbetje 184 mijë tonelata furra mikrovale dhe me këto ritme mendohet se në vitin 2025 kjo shifër të arrijë në 195 mijë tonelata. /Klan Plus/