Prej dy ditësh në median online ka qarkulluar lajmi se një prej historive më jetëgjata mes artistësh ka marrë fund. Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja me të cilin ka dhe një vajzë, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndonëse ende çifti nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndarjen ata vazhdojnë të përfliten. Më shumë dyshimet e një ndarjeje të mundshme i shton statusi i Enedës, të cilin e ka bërë në Instagram më 1 janar të këtij viti.

"E piva për 2017 me të këqijat e të mirat që mbarti. E çuditshme se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore ? E rëndësishme është që çdo situate ta kalojmë me ballin lart, me forcë, me përgatitje shpirtërore e profesionale. Keep it up people ! 365 ditë të reja! 365 shanse të tjera!", shkruan këngëtarja.