Një prift ortodoks i akuzuar për marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur është dënuar me 14 vjet burg. Gjykata në veriperëndim të qytetit Priozersk ka dhënë ditën e sotme, vendimin për priftin rus Gleb Grozovsky
Gjykata e ka gjetur fajtor Grozovsky, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajza të mitura në verën e vitit 2011, në një kamp fëmijësh në Ishullin Konevets afër Priozersk. Në atë kohë, Grozovsky, ka qenë prift në një katedrale jashtë Shën Petersburgut.
Gjykata po ashtu e ka gjetur fajtor priftin edhe për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura në një kamp në Greqi në qershor të vitit 2013, derisa ishte famulltar i një kisheje.
Rusia pati nisur një fletë-arrest për Grozovsky në tetor të vitit 2013. Ai është ekstraduar nga Izraeli në Rusi në shtator të vitit 2016.