Një tërmet i fortë prej 5.7 ballë ka goditur sot Taipein, kryeqytetin e Taivanit.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 140 kilometra. Sipas qeverisë, dëshmitarë raportuan për një lëkundje të lehtë të ndërtesave në qendër të qytetit, shkruan “Independent”.

Nuk ka informacione për persona të lënduar dhe për dëme materiale.