Ambasada e SHBA-së në Londër i ka hapur dyert për publikun për herë të parë sot, e cila është e ndërtuar nga një qelq miliardë-dollarësh në një zonë industriale në jug të qytetit.

Me një çmim prej 1 miliardë dollarë, ambasada jo vetëm që është ndërtesa më e shtrenjtë në botë e llojit të saj, por gjithashtu edhe më e famshmja.

Ambasada e re, një kub qelqi 12-katësh e dizajnuar nga kompania arkitekturale Philadelphia, do të mbaj 800 anëtarë të stafit dhe pritet të pranojë rreth 1,000 vizitorë në ditë, transmeton Gazeta Express.

Ndërtesa u pagua duke shitur prona të tjera të qeverisë amerikane në Londër. Se si duket kjo ndërtesë mahnitëse, shihni fotot më poshtë.