Një foshnje 14 muajshe është kafshuar në kokë nga qeni i familjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bergamo të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se vazja e mitur i është nënshturar një operacioni në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo por doktorët nuk kanë dhënë garanci për jetën.
Agresioni ishte i papritur shkruan Repubblica.it, qeni rrëmbeu fëmijën në kokë, duke mos u shkëputur më. Babai i fëmijës dhe dy miq që ishin në darkë me ta ndërhynin menjëherë për ta shpëtuar. Qeni nërkohë është marrë nga veterinerët e Ats.
Kujtojmë që nuk është disa muaj më parë dy qen kafshuan për vdekje foshnjen shqiptare.