Një skaf me 31 pasagjerë ka shpërthyer të dielën (14 janar) ku mbetën të plagosur 16 persona, 6 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën, raporton Reuters.
Skafi, i quajtur "Mbreti Poseidon", po transportonte 27 turistë kinezë nga ishulli turistik i Phuket në Phi Phi, përpara se motori i tij të merrrte flakë dhe të shpërthente në mes të detit duke plagosur 14 turistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.
Pas shpërthimit pasagjerët janë hedhur në ujë për të shpëtuar veten. Njerëzit në anijet e afërta nxorrën pasagjerë nga uji, sipas Lt Santipot Nguanruang, stacionit të policisë së ishullit Phi Phi. Policia po heton mbi shkaqet e ngjarjes.