Këngëtarja Soni Malaj të shtunën që lamë pas ishte e ftuar në emisionin "Shiko kush luan" e drejtuar nga Luana Vjollca.
Gjatë sfidave të këtij emisioni, Soni u përball me një pyetje të sikletshme.
"Për çfarë arsye do të kishte pranuar një bashkëpunim me Florin?" ka qenë pyetja që iu drejtua nga deputeti socialist.
"Me Florin do të bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të." tha Soni.
Kujtojmë që Soni Malaj dhe Flori Mumajesi kanë patur një lidhje dashurie, të cilën e bënë edhe publike.





