Menduat që “C’est la vie” mbaroi? Spektakli shumë i ndjekur u rikthye mbrëmjen e së dielës me një “Post C’est la vie”, ku ishin mbledhur të gjithë artistët duke komentuar performancat e tyre.

Si çdo mbrëmje, edhe dje sytë ishin te Marina e cila kishte zgjedhur të vishet me një kostum, pantallona të zeza dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, por me figura të kuqe, shkruan "Class".

Është kjo xhaketë Philipp Plein ajo që tërheq më shumë vëmendjen në veshjen e Marinës dhe që kushton plot 1242 euro. Një look skenik dhe komod.