Dhjetë të plagosur, dy prej të cilëve gra, është bilanci që la pas një konflikt për pronën, çka çoi që dy familje të rrëmbejnë gurët, shkopinjtë dhe armët kundër njëri-tjetrit.
Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Hatunlu të provincës Mardin, në kufirin e Turqisë me Sirinë.
Gazeta turke “Hurriyet” raporton se në konflikt është plagosur edhe një sirian, 55-vjeçari Ibrahim Ali, i cili punonte në fushën e njërës prej dy familjeve që ishin përfshirë në konflikt për tokën.
Forca të shumta policie dhe xhandarmërie shkuan në vendngjarje, dhe pas ndihmës së parë, të plagosurit u dërguan në spital.