Një ish-nxënës i dikurshëm i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, sot kryetar bashkie i qytetit.
Në 50-vjetorin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, kryebashkiaku Vangjush Dako ka rrëfyer para të pranishmëve se ndjen nostalgji për kohën kur ishte nxënës, për maturën 1985, kohë kur ai mbaroi shkollën e mesme.
Fjala e plotë e kryebashkiakut Dako:
Në këtë 50 vjetor të shkollës së mesme që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, që përkon me vitin e Skënderbeut.
Kam nostalgji të madhe për kohën kur isha nxënës në këtë shkollë, matura 1985, për ambientin e shkëlqyer dhe për të gjithë profesorët e mrekullueshëm.
Dua t’i uroj suksese të gjithë nxënësve të kësaj shkolle, brezit të ardhshëm, dua të falenderoj trupën që punon sot në këtë shkollë që po e ruan standartin e kësaj shkolle. Jam i sigurt që kjo shkollë do të vazhdojë të nxjerrë njerëz të zotë, njerëz të mirë të cilët do t’i shërbejnë këtij qyteti sepse vetëm duke punuar të gjithë së bashku, duke i dhënë stafetën njëri tjetrit, ne mund ta zhvillojmë këtë qytet.





