Moderatorja Amarda Toska vijon të publikojë në rrjete sociale foto të ndryshme nga pushimet e saj në mal së bashku me familjen.

Në një foto ku ajo shfaqet me djalin e saj Joelin, shohim sesa është rritur ai. Gjithashtu ajo që vihet më shumë re në këtë foto është ngjashmëria e madhe, që ka mes Joelit dhe babait të tij, Ermal Mamaqit.

Në fillim, Joeli dukej një kopje e Amit, por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar. Aktualisht çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë që do të jetë vajzë.