Natyra e saj e lirshme dhe zëri i mrekullueshëm, e ktheu atë në pak kohë, në një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi.

Në një intervistë 60 sekondëshe për emisionin "Prive", ajo ka zbuluar një detaj shumë intim për publikun, kur ka folur për virgjërinë.

Fifi e ka thënë hapur se është e virgjër, në momentin kur e kanë pyetur për jetën intime.

"Deri sa herë ke mundur të bësh seks brenda natës?", ishte pyetja e gazetares ndërsa Fiti mbuloi fytyrën me flokë e më pas u përgjigj: "E virgjër jam".