Ai është një ndër futbollistët më të mirëpaguar, fiton miliona euro në vit dhe nuk është çudi që ai jeton në një vilë super luksoze, e cila ka vlerën e 6.5 milionë dollarëve.

Bëhet fjalë për lojtarin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo apo CR7, i cili herë pas here ndan me fansat e tij, foto nga ambientet e supervilës luksoze.

Vila e tij është ndërtuar në La Finca në Pozuelo de Alarcon të Spanjës. Në të ndodhen 7 dhoma gjumi dhe 8 banjo, pishinë dhe një vend ku Ronaldo ekspozon trofetë që ka fituar.

Natyrisht, një nga dhomat më të rëndësishme në shtëpi është për binjakët e tij gjashtëmuajshe ndërsa djali i tij shtatëvjeçar, Cristiano Jr, ka një fushë mini-futbolli si dhe një pishinë dhe një palestër ku ai rregullisht bashkohet me babain e tij për tu stërvitur.

Edhe dorezat e derës janë me iniciale CR, që askush të mos harrojë shtëpinë e të cilit po hyjnë.