Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi detin e Karaibeve dhe u ndje në Amerikën veriore e qendrore, duke ngritur alarmin për cunami në Puerto Rico dhe në Ishujt Virgin.
Qendra Amerikane e Cunamit e anuloi këtë alarm pak kohë më vonë, megjithatë paralajmëroi se disa pjesë në Honduras dhe Belize janë ende në rrezik nga dallgët e detit, mbi 1 metra të larta.
Tërmeti ra rreth orës 22:52 të martën, me orën lokale, dhe u ndje në disa shtete, megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme. Shumë banorë në Honduras dolën të tmerruar në rrugë.





