Blogerja e njohur Armina Mevlani ka publikuar në rrjete sociale disa foto në të cilat shfaqet në shtëpinë e fëmijës në Shkodër si pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Në këto Armina shfaqet mjaft e afërt me vogëlushët, ndërkohë që ata janë kënaqur shumë nga prania e saj. Duket se Armina është duke ecur në gjurmët e vjehrrës së saj të ardhshme persa i përket veprave të bamirësisë. 

Kujtojmë se Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka një fondacion bamirësie në ndihmë të fëmijëve me autizëm me emrin “Fëmijët shqiptarë”.