Edhe sfida me stilin casual është e fituar tashmë. Meghan Markle është shfaqur perfekte në krah të bashkëshortit të saj të ardhshëm, princit Harry.
Çifti ka përshëndetur turmën e mbledhur për t’i takuar gjatë vizitës së tyre në një radio lokale dhe të dy janë shfaqur të buzëqeshur.
Me flokë të kapur, me pallto të gjatë dhe pantallona të gjera në ngjyrë të zezë, Meghan i ka lënë të gjithë të magjepsur dhe fare mirë tashmë mund të garojë me kunatën e saj të ardhme Kate Middleton, që përherë është pritur mjaft mirë nga publiku si me veshje klasike, ashtu edhe me veshje të përditshme.
E bukur, e qeshur, e dashuruar, por ende pak e turpshme gjatë përshëndetjeve të fansave, Meghan duket se do t’i rrëmbejë zemrat e britanikëve.





