Fatura përfundimtare e katastrofave natyrore në Shtetet e Bashkuara arriti në 306 miliardë dollarë. Shifra konfirmohet nga një studim, që e rendit vitin 2017 si më të shtrenjtin në histori sa i përket dëmeve materiale të shkaktuara. Uraganët, zjarret dhe përmbytjet ishin disa nga fenomenet shkatërruese më madhore të vitit që lamë pas.

Në krye të listës së fenomeneve shkatërruese ishte uragani Harvey, që shkaktoi plot 125 miliardë dollarë dëme, i ndjekur nga uraganët Maria dhe Irma, me nga 90 dhe 80 miliardë dollarë dëme respektivisht.

Kështu, vetëm në 2017, Shtetet e Bashkuara u goditën nga 3 prej 5 uraganëve më të fuqishëm që vendi ka përjetuar.

Edhe zjarret shkaktuan jo pak dëme në SHBA, teksa përllogariten 18 miliardë dollarë humbje deri në momentin kur flakët janë shuar tërësisht.

Sipas studimit në fjalë, shifra është 3-fishi i rekordit të mëparshëm.