Në Romë, gjatë natës, është regjistruar një temperaturë minimale rekord, fenomen ky që nuk ndodhte prej mëse një shekulli.
Gjatë natës, temperatura e regjistruar shënonte 15.4 gradë, duke habitur jo pak metereologët.
Sipas Observatorit Metereologjik të Romës, që mat temperaturat e kryeqytetit italian që nga viti 1782, vetëm në 6 janar të 1920 është regjistruar një temperaturë e përafërt, 14.2 gradë celcius.
Temperatura 15.4 gradë gjatë natës është tipike për dhjetëditëshin e fundit të muajit maj në qytetin e Romës.
Ndërkohë temperatura maksimale e regjistruar gjatë ditës në kryeqytetin italian shënonte 19.9 gradë.
Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në Romë në 5 janar 1931 dhe shënonte 19.7 gradë.





