Është akuzuar për përdhunimin e më shumë se 900 vajzave, të cilat ishin nën moshën 13-vjeçare, po ashtu edhe për veprime seksuale të dhunshme.

Një pedofil nga Rusia, i quajtur Viktor Lishavsky, u arrestua në qershor të vitit të kaluar por vetëm tani kanë dalë në dritë detaje të krimeve të tij të tmerrshme.

Nëse dënohet, 37-vjeçari do konsiderohet “pedofili më i tmerrshëm në histori”, shkruan britanikja “Daily Mail”.

Ai u prangos pasi një nga vajzat e dhunuara i tregoi mësuesit të saj, i cili më pas lajmëroi policinë.

Ndërsa ditën merrej me biznesin e tij, një dyqan për riparimin e këpucëve, gjatë natës sulmonte rregullisht vajzat adoleshente nën kujdesin e tij ligjor gjatë një periudhe 5-vjeçare.

Më pare, Lishavsky kishte qenë kreu i një kishe ungjillore në Amursk në Lindjen e Largët të Rusisë.

Vajzat e tjera nën kujdestarinë e tij filluan ta denonconin duke dhënë detaje, sesi ato merreshin një nga një në banesë dhe ai abuzonte seksualisht me ta.

Kur u akuza në fillim, zyrtarët thanë se bëhej fjalë për 729 akuza për sulme seksuale, por tani numri ka arritur në 919.