Faqet pornografike klikohen aq shumë në këtë parlament, sa ky fenomen po merr përmasat e një skandali.

Sipas hulumtimit të disa gazetarëve të Press Association, në 6 muajt e fundit të vitit të kaluar në kompjuterët e ndërtesës së parlamentit britanik, faqet pornografike janë kërkuar mbi 24 mijë herë. Bëhet fjalë për 160 kërkesa në ditë për të parë video dhe fotografike brenda parlamentit.

Shtatorin e vitit të kaluar, kërkesa për pornografi arriti kulmin. Janë regjistruar rreth 9500 përpjekje për të parë faqe të tilla, në të dyja dhomat e parlamentit, si në atë të Lordëve po ashtu edhe në atë të ulët.

Ky zbulim vjen ndërsa vijon skandali ish zv/kryeministrit Damian Green, i cili u detyrua të japë dorëheqjen në dhjetor. Ai u zbulua se mbante materiale pornografike në vitin 2008 kur ishte deputet, fakt të cilin ai e kishte mohuar.

Gjithsesi numri i kërkimeve për pornografi ka rënë në gjysmën e dytë të 2017-ës, krahasuar me vitin pararendës kur u regjistruan mbi 110 mijë tentativa, e në 2015-ën kur kjo shifër arrinte në 213 mijë. Gjithsesi autoritetet mbrohen me faktin se shifrat nuk i përkasin vetëm deputetëve, pasi në ambientet e parlamentit ka edhe WI FI të lirë për vizitorët.