Prej kohësh ajo është pjesë e familjes Digitalb me emisionin e saj “Pa filter” ku interviston VIP-at shqiptarë për të zbuluar kështu më shumë nga jeta e tyre personale, ndërsa për të veten tregohet gjithmonë e rezervuar.

Bëhet fjalë për moderatoren Jona Spahiu e cila edhe në profilin e saj në Instagram rrallëherë poston foto me njeriun e zemrës.

Ndërsa sot ‘ka thyer akullin' duke postuar një foto ku na tregon me fytyrë të dashurin e saj. Të përqafuar dhe mjaft të dashuruar, Jona i thotë atij "Më jep përqafime të gjata, gjithmonë".