Janë publikuar pamjet kur policia amerikane qëlloi për vdekje një 26-vjeçare të armatosur, pas 3 orësh negociata për ta bindur të dorëzohet.
Viktima është Kiara Houard, e cila u qëllua për vdekje në shtëpinë e të dashurit të saj, gjatë një operacioni të policisë së Kansasit në gusht të vitit 2017.
Pamjet e xhiruara nga kamerat e trupit të policisë u publikuan nga vetë policia amerikane, pas padisë së bërë nga një grup gazetarësh, të cilët akuzonin forcat e rendit se e kishin qëlluar pavarësisht se nuk u rrezikohej jeta.