Mijëra pasagjerë janë bllokuar në aeroportin John F Kennedy pas më shumë se 6000 fluturimesh të anuluara ose vonesa për shkak të ‘ciklonit bombë’ që tronditi verilindjen të enjten, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.
Aeroporti u mbyll të enjten pasdite për shkak të stuhisë dhe u rihap të premten në mëngjes, gjë që u pasua nga katastrofa të tjera si ulja emergjente e një avioni pas një alarmi falso dhe një përplasje në pistë. Një pasagjere tha se njerëzit po flenë në dysheme ndërsa të tjerët janë ulur përtokë, një kaos total.
Një avion që po rimorkiohej në aeroportin John F Kennedy të Nju Jorkut goditi një avion me ngarkesë të Kuwaitit, duke bërë që fluturimi të anulohej, ndërsa një avion i Kinës Jugore goditi një avion të Kuwait Airways para se ky i fundit të nisej për një fluturim rreth orës 12 të mëngjesit të së shtunës, njoftoi Autoriteti Portual në Twitter. Të dy avionët u dëmtuan por për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Përplasja vjen mes kaosit të trafikut në Bregun Lindor pas stuhisë ‘cikloni bombë’ që shkaktoi dëme të mëdha të mërkurën dhe të enjten.
Autoriteti I Kontrollit Ajror që menaxhon aeroportet e zonës së Nju Jorkut njoftoi se fluturimet ishin limituar drejt aeroportit JFK, dukë përfshirë të gjitha fluturimet e parashikuara të mbërrinin në Terminalin 1. Sipas zyrtarëve, të gjitha fluturimet e riprogramuara pas stuhisë, të kombinuara me dëme të rënda në pajisje rezultuan me vonesa në oraret e fluturimeve.
Sakaq pasagjerët u ankuan që ishin bllokuar në pistë për orë të tëra dhe pastaj vonesat për të marrë bagazhet.