Në Sidnej të Australisë njerëzit janë përballur me temperaturat më të larta në 79 vite.
Zhiva e termometrit atje ka shënuar 47.3 gradë celsius. Më nxehtë është në Penrith, një zonë në perëndim të qytetit.
Zyrtarët u detyruan të nxirrnin paralajmërime nga zjarret, të cilat jepen zakonisht gjatë verës përvëluese të Australisë. Flakët kane shkatërruar tashmë disa prona në Shtetin e Victorias dhe në Australinë jugore.
Shtatorin e 2017-tës, australianet u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë.