Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një stacion metroje në Stokholm të Suedisë, ku për pasojë janë plagosur rëndë dy persona. Të plagosurit ende të paidentifikuar janë transportuar për në spita,l ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Nga ana tjetër është bllokuar zona përreth, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.