E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", Ilda Bejleri u bë pjesë e një loje ku duhet t'i përgjigjet pyetjeve në të kundërt duhet të pijë një gotë me alkool.
Ildës iu kërkua të rendiste moderatoret e Digitalb nga më e mira tek më e keqja dhe ajo zgjodhi të parën veten, të dytën Vilma Mashën, të tretën Bora Zemanin, të katërtën Sidorelën dhe në fund si më të keqen Jonida Vokshin.
Moderatorja u justifikua se ka vlerësuar më shumë moderatoret sportive meqë është edhe vetë.
Ndërsa Jona Spahiun, Ilda nuk e përmendi fare në këtë renditje duke e injoruar kështu moderatoren e njohur. Çfarë ka ndodhur mes tyre?





