Që prej ditës që u bë nënë për herë të parë e deri më sot, Rudina Magjistari e ka ruajtur gjithmonë privatësinë e vajzës së saj, duke mos publikuar as edhe një foto ku i duket fytyra e në ato foto që moderatorja poston, Mia shfaqet me kurriz.

Prej dy ditësh Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajramin dhe vajzën e tyre kanë nisur pushimet dimërore. Ata ndodhen në Engelberg, Zvicrër nga ku moderatorja ka postuar edhe disa video në InstaStory.

Në njërin prej postimeve shfaqet Mia me instruktorin duke mësuar ski. Rudina e ka filmuar nga afër vogëlushen e saj duke mos ia fshehur më fytyrën.

“Nënë krenare”- shkruan moderatorja në Instragram.

“Si ditë e dytë goxha të sigurt”, shkruan moderatorja në një postim tjetër ku Mia shfaqet duke bërë ski.