E shtuna e 6 janarit ishte padyshim një një ditë feste e gëzimi për familjen e Ardit Gjebreas, pasi djali i tij i vetëm Joni është lidhur në fejesë me të dashurën e tij Merlin Haxhiymeri.

Për të lezetuar edhe më shumë festën, "koncertin" e ka bërë Anna, vajza e familjes Gjebrea.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, në momentin që çifti po kryente ritualin e tortës, Anna i është drejtuar Merlinit me fjalinë që i ka shkrirë të gjithë të pranishmit: “Nga sot e tutje do të të quaj Merlin Gjebrea”.