Për të gjithë ju që nuk e dini, ekziston një program i cili shkarkohet në celular ku mund të zbulosh se kush nga ndjekësit që ke në Instagram, nuk të ndjek pavarësisht se ti i ke bërë follow (ndiq).

Këtë program e ka instaluar në telefonin e saj edhe këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, e cila përmes një postimi në Instagram ironizon të famshmit shqiptarë të cilët nuk e ndjekin atë.

Zaimi shkruan se mund t’ia falë këngëtareve me famë botërore si Pink apo Rita Ora që nuk e ndjekin në Instagram, ndërsa shprehet se VIP-ave shqiptarë do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.