Pas përfundimit të impenjimit në Këngën Magjike, dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isaj, duket se i kanë hyrë biznesit të këpucëve.
Në një video të postuar nga dy aktorët, duket Besi i cili në një trotuar rruge ka nxjerrë për të shitur disa këpucë.
Aty pranë kalon Erioni i cili pasi pyet për çmimet, pyet “Vetëm kaq keni?’’
Në këtë moment Besi fillon të bërtasë Edi Rama dhe papritur dy çizme i fluturojnë mbi kokë.
– O vëlla a ke magazinën në kat të dytë- i thotë Erioni.
-Jo, e ka shtëpinë Monika Kryemadhi- përgjigjet ai.





