Këngëtari mjaft i njohur britanik Sam Smith prej kohësh është duke jetuar një histori dashurie me një mashkull dy vite më të vogël se vetja.

25-vjeçari në një intervistë për revistën prestigjoze “V Magazine”, ndërsa ka  pozuar me një kurorë mbi kokë dhe me një varëse me diamante si simbol i gjendjes së tij shpirtërore, ka thënë se më në fund ndjehet tërësisht i plotësuar me karrierën dhe jetën e tij intime.

“Për herë të parë meritoj të jem i lumtur. Nuk mund ta besoj që çdo gjë në jetën time po shkon për mrekulli”– është shprehur Smith ndërkohë që ka shtuar se epoka kur ai shkruante balada melankolike ka marrë fund. Ai është gati të krijojë muzikë ritmike .